Delegacioni i Komisionit të Venecias mbërrin në Tiranë

schedule10:54 - 9 Shkurt, 2020

schedule 10:54 - 9 Shkurt, 2020

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka mbërritur këtë të dielë në Tiranë, ku pritet që të japë opinionin e tyre për çështjet e deleguara të cilat janë kërkesa e Metës për Kushtetuesen dhe rishikimi i paketës anti-shpifje.

Në axhendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore, me grupin Parlamentar Socialist, dhe me Grupin e Partive Opozitare në Parlament.

Ndërkohë me në datën 10 shkurt delegacioni do të mbajë takime me anëtarët e Komisioneve Parlamentare, siç është Komisioni i Medias dhe Komunikimit, Komisioni i Ligjeve, etj.

Pas drekës së datës 10 shkurt, delegacioni do të vijojë me takimet me anëtarët e Këshillit të Ministrave, ku do të takohen me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe ate të Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Axhenda e takimeve në datën 10 shkurt do të mbyllet me takimin e përfaqësuesve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Delegacioni i Komisionit të Venecias do të vijojë me takimet në datën 11 shkurt, duke nisur me Kreun e Shtetit, presidentin Ilir Meta, takimi cili do të zhvillohet në orën 10.00 në Presidencë.

Më tej në takimi do të vazhdojë me Vitore Tushën, Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, gjithashtu dhe me përfaqësues të Gjykatës Administrative ku është njoftuar se do të flitet për çështjet që kanë të bëjnë me median.

Pasditja e datës 11 shkurt do të vazhdojë me takimin që do të zhvillojë delegacioni me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca dhe kreun e AKEP Tomi Frashëri./abcnews.al