Abuzimi 500 milionë lekë/Lihen në burg pa afat dy ish-krerët e ARRSH, Xhika e Toma

schedule08:30 - 5 Shkurt, 2018

schedule 08:30 - 5 Shkurt, 2018

Lihen në burg pa afat Dashamir Xhika dhe Andi Toma, dy ish-krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të arrestuar per shpërdorim detyre. Seanca e zhvilluar ne gjykaten e Elbasanit u ndërpre dy herë me kërkesë të avokatëve. Ata kërkuan zëvëndësimin e gjyqtares dhe prokurores, për të cilat paralajmëruan se do t’i kallëzojnë për shpërdorim detyre. 

Pas një seance maratonë që zgjati afërsisht tetë orë, gjykata e Elbasanit la në burg dy ish-drejtorët e përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

 

Nëe dukje i qetë, me pranga në duar, i pari doli para trupit gjykues, Dashamir Xhika.

 

Ish-funksionari i lartë i LSI, akuzohet nga prokuroria e Elbasnit bashkë me paraardhësin e tij ne detyre Andi Toma për abuzime me tenderin e “sistemimit dhe asfaltimit te rruges Gjinar-Elbasan. Dëmi vetëm për këtë tender perllogaritet kolosal, mbi 5 miliardë lekë te vjetra.

Gjatë gjithë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore per masen e sigurise nga Xhikës dhe bashkë të pandehurve të tjerë, në sallën e gjyqit  qëndronte edhe deputeti i LSI në Qarkun e Elbasanit, ish-ministri I Transporit Edmond Haxhinasto.

Seanca u ndërpre dy herë me kërkesë të avokatëve mbrojtës.

Ata kërkuan tërheqjen nga çështja të gjykatëses Idushe Maliqi dhe Prokurores Armanda Xhaferi me arsyetimin se kanë shkelur procedurat për arrestimin dhe kontrollin e banesave të të pandehurve mbremjen e se enjtes.

 

E gjendur përballë një kërkese të tillë, gjyqtarja Maliqi ndërpreu seance për ta rifilluar një orë më vonë.

Përveç dy ish-drejtorëve të Rrugve, në qeli do të qëndrojnë administratorët e firmës “Hysha Sh.P.K.”, Agron dhe Kujtim Hysa. E njëjta u dha edhe për Rexhep Tarba, mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit. Ndërkohë që gjykata la në arrest shtëpie Rezarta Bokçiu, administrator e fires “Arifaj SH.P.K.”/abcnews.al