Halim Kosova: Ambasada e SHBA na ka ndihmuar për të përzgjedhur njerëzit që do qeverisin nesër vendin

schedule23:06 - 8 Shkurt, 2020

schedule 23:06 - 8 Shkurt, 2020

Halim Kosova, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe mjek i njohur obstetër-gjinekolog, thotë se partia ku ai bën pjesë po i kushton rëndësi etikës dhe pastërtisë së figurës të njerëzve të saj.

I pyetur nëse e kanë humbur njerëzit besimin tek PD-ja, Halim Kosova u shpreh se “besimi vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë subjektin politik. Duke ditur mirë këtë hallkë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret po ta them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtë mase sepse s’kisha ide nga do e nisja punën, ata janë të gatshëm të ndihmojnë kur vjen puna për raste të tilla. Kemi bërë një pyetësor perfekt se si do të përzgjidhen njerëzit në PD që do jenë figura të qeverisjes  të së nesermes. Ne duam që çdo institucion të ketë njeriun perfekt për të bërë punën, me figurë të pastër dhe dije të shëndosha. Nuk ka askush mundësi ti shpëtojë dekriminalizimit në PD”.

Në intervistën për Zërin e Amerikës, Dr. Kosova flet për rëndësinë e ideve të reja që Partia Demokratike ka për të nesërmen dhe propozon zgjidhje për kujdesin shëndetësor në Shqipëri në kushtet kur shumë mjekë dhe infermierë vazhdojnë të largohen nga vendi.

Ai ishte në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të Lutjeve.