VIDEO | Klaus Gjasula shënon dhe frenon Schalken, feston edhe Abrashi

schedule17:26 - 8 Shkurt, 2020

schedule 17:26 - 8 Shkurt, 2020

Klaus Gjasula ka gjetur golin e dytë në Bundesligë dhe i dhuroi një pikë shumë të rëndësishme Paderbornit sot. Kapiteni realizoi me kokë golin e barazimit në fushën e Schalke 04 në minutën e 81-të. Mesfushori i kombëtares shqiptare kërceu fort pas krosit të Proger nga goditja e këndit dhe dërgoi topin në rrjetë. Pika e mban sërish Paderbornin në vend të fundit, teksa ndeshja e radhës është në shtëpi ndaj Hertha Berlin.

Freiburg rikthehet te fitorja pas dy humbjeve dhe e bën diçka të tillë në shtëpi përballë Hoffenheim. Ekipi i Amir Abrashit, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutat shtesë, triumfoi 1-0 falë golit të shënuar nga Waldschmidt në fundin e pjesës së parë.

Werder Bremen vijon ta hasë probleme në kampion. Skuadra e Milot Rashicës vinte nga një triumf fantastik në mesjavë përballë Dortmundit në Kupën e Gjermanisë, ndërsa sot u mund në fushën e vet nga Union Berlin. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e dytë dhe siguruar një fitore shumë të rëndësishme. Humbja e tretë radhazi për Werderin në kampionat dhe vendi i parafundit në renditje. /abcnews.al

Renditja e Bundesligës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!