Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prapaskena e fundit të merkatos, Cavani refuzoi transferimin te klubi “big”

schedule14:14 - 8 Shkurt, 2020

schedule 14:14 - 8 Shkurt, 2020

Edinson Cavani shpresoi shumë që të largohej nga PSG në merkaton e janarit. Sulmuesi uruguaian donte me çdo kusht transferimin tek Atletico Madrid, por dy klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët në lidhje me çmimin e kartonit.

L’Equipe ka zbuluar edhe një detaj interesant të ditëve të fundit të janarit. Barcelona tentoi ta transferonte në “Camp Nou” për të zëvendësuar Suarezin e dëmtuar, por “El Matador” refuzoi. Shkaku lidhjet me kohëzgjatjen e kontratës që i ofruan katalanasit.

32-vjeçari e cilësoi të shkurtër kontratën e Barcelonës dhe dëshironte më shumë vite. Tani do i duhet të presë fundit e sezonit për t’u larguar me parametra zero nga PSG. Atletico Madrid mbetet alternativa kryesore për të vijuar karrierën, por e ardhmja e Cavanit do të mësohet në verë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!