Në makinë me Arjan Ndojin kur iu bë atentat, bllokohet automjeti i blinduar i “Rrumit të Sukthit”

schedule11:00 - 8 Shkurt, 2020

schedule 11:00 - 8 Shkurt, 2020

Policia ka sekuestruar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit edhe automjetin e blinduar të Landi Muharremit, i njohur ndryshe edhe si Rrumi i Sukthit. Muharremi mban edhe një tjetër emër duke u quajtur Aleksandër Laho.

Ky i fundit ishte në makinë me prokurorin Arjan Ndoj ditën që iu bë atentat në hyrje të Durrësit më datë 1 nëntor, ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve Skënder Kraja, Landi Muharremi dhe kushëriri i tij.

Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!