Kriza e Romës, mbrojtësi serb në shënjestrën e tifozëve verdhekuq

schedule10:36 - 8 Shkurt, 2020

schedule 10:36 - 8 Shkurt, 2020

Roma regjistroi mbrëmjen e djeshme humbjen e dytë radhazi në Seria A, ku u mposht 2-3 në shtëpi nga Bologna. Një rezultat aspak pozitiv për ekipin romak, pasi vendi i katërt që të dërgon në Champions mund të largohet me 3 pikë në rast të fitores së Atalantës këtë javë.

Tifozët në “Olimpico” nuk ishin aspak të kënaqur me lojën e skuadrës së tyre të zemrës si dhe me rezultatin final. Gati gjatë gjithë sfidës, por sidomos në pjesën e dytë ultrasit romak e vërshëllyen ekipin e tyre. Në qendër të kritikave ishte mbrojtësi Kolarov, i cili sa herë që prekte topin vërshëllehej.

“Bologna e meritoi fitoren. Nuk e kemi filluar mirë vitin 2020, por duhet ta kalojmë këtë situatë. Duhet të jemi të qetë dhe të vazhdojmë punën, nuk kemi pse ta kthejmë në dramë. Duhet të tregojmë që jemi profesionistë, burra të vërtetë. Është e vërtetë që kemi presion mbi supe, por kjo nuk na pengon,” deklaron mbrojtësi serb pas sfidës, ku ai kaloi një natë për tu harruar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!