FOTO/ Artisti krijon imazhe mahnitëse me gurët e bregdetit

schedule12:00 - 8 Shkurt, 2020

schedule 12:00 - 8 Shkurt, 2020

A jua merrte mendja që gurët mund të krijonin art kaq të bukur?

Foreman zbuloi artin e tokës ndërsa ishte në kolegj dhe menjëherë ra në dashuri me të.

Ai mendonte se bota natyrore kishte më shumë në të për t’u eksploruar, veçanërisht aty ku ai jeton, Pembrokeshire, Uells në Angli.

Meqenëse zona ka një vijë të gjerë bregdetare, një pjesë e madhe e punës së Foreman sillet rreth gurëve që ai gjen pranë detit.

Duke përdorur gjithçka, nga guralecë të vegjël e deri tek shkëmbinj të mëdhenj, artisti surprizon plazhet me krijime mahnitëse plot imagjinatë.

“Unë krijoj duke përdorur shumë materiale natyrore, por guri ka provuar të jetë materiali që unë mund të manipuloj më së miri.

“Me ngjyrën, këndin, formën, madhësinë, vendosjen, hapësirën. Në mënyrë tipike, unë ose filloj me një ide të përafërt për atë që do të doja të bëja ose pa asnjë ide.

Atëherë unë mbledh atë që mund të mbaj dhe filloj duke vendosur gur me gur, duke e humbur vazhdimisht veten time në proces dhe duke u shkëputur nga stresi e jeta e përditshme”. tha Foreman për ‘Bored Panda”.

Foreman tha se arti i tokës nxjerr në pah më shumë anën e tij artistike sesa vizatimi ose piktura.

Ai me të vërtetë e çoi punën e tij në një nivel tjetër në vitin 2018 kur mori pjesë në “Llano Earth Art Fest”.

“Atje, takova rreth 30 artistë të cilët i njoh me vite me radhë por nuk jam takuar kurrë personalisht. Ky festival është përgjegjës për kaq shumë zhvillim në terren dhe unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për të.

Pjesërisht për shkak të këtij festivali, arti i tokës është zhvilluar në një komunitet vërtet të ngushtë dhe pozitiv në vitet e fundit”, tha ai.

Sidoqoftë, komuniteti i tyre ka qenë në shënjestër të artikujve të lajmeve, të cilat, me sa mund të tregojë Foreman, nuk kanë qenë asgjë më shumë se opinione./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!