Reshjet intensive të shiut kanë shembur dy ura në Qarkun e Korçës, duke lënë të izoluar qindra banorë.
Si pasojë e shtimit të prurjeve të perrenjve është shembur një pjesë e urës të fshatit Arrëz në Devoll,duke e nxjerrë jashte funksionit.
Ndërsa në Kolonjë, reshjet kanë dëmtuar një pjesë të urës së Orgockës, e cila është monument kulture i kategorisë së parë dhe daton në shekullin e 18./abcnews.al