Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet axhenda, Delegacioni i Komisionit të Venecias të dielën në Tiranë

schedule16:56 - 7 Shkurt, 2020

schedule 16:56 - 7 Shkurt, 2020

Një delegacion nga Komisioni i Venecias do të vizitojë Tiranën në datën 9 -12 shkurt.

Komisioni i Venecias ka konfirmuar vizitën  në Tiranë dhe ka bërë të ditur axhendën e takimeve që ky Komision do të ketë gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë.

Mësohet se delegacioni do të ketë takime me autoritetet shqiptare, duke filluar gjatë paradites së datës 10 shkurt, me vizitën në Kuvend, ku do të priten nga Kryetari Gramoz Ruçi.



Qëllimi i vizitës së tyre gjithashtu bëhet edhe në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, siç është paketa “anti-shpifje” dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të vijojë takimet me Grupin Parlamentar Socialist, dhe me Grupin e Partive Opozitare në Parlament.

Po në datën 10 shkurt delegacioni do të mbajë takime me anëtarët e Komisioneve Parlamentare, siç është Komisioni i Medias dhe Komunikimit, Komisioni i Ligjeve, etj.

Pas drekës së datës 10 shkurt, delegacioni do të vijojë me takimet me anëtarët e Këshillit të Ministrave, ku do të takohen me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe ate të Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Axhenda e takimeve në datën 10 shkurt do të mbyllet me takimin e përfaqësuesve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të vijojë me takimet në datën 11 shkurt, duke nisur me Kreun e Shtetit, presidentin Ilir Meta, takimi cili do të zhvillohet në orën 10.00 në Presidencë.

Më tej në takimi do të vazhdojë me Vitore Tushën, Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, gjithashtu dhe me përfaqësues të Gjykatës Administrative ku është njoftuar se do të flitet për çështjet që kanë të bëjnë me median.

Pasditja e datës 11 shkurt do të vazhdojë me takimin që do të zhvillojë delegacioni me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca dhe kreun e AKEP Tomi Frashëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!