“Sanremo” dominohet nga stilistët shqiptarë

schedule15:30 - 7 Shkurt, 2020

schedule 15:30 - 7 Shkurt, 2020

Moda në natën e tretë në Sanremo duket se u dominua nga stilistët shqiptarë, të cilët u kujdesën për veshjet e prezantueseve Georgina Rodriguez dhe Alketa Vejsiu.

Veshja e dytë dhe e tretë e Georgina-s u realizua nga dizajnerja nga Kosova, Lia Stublla. Veshja e dytë për partneren e Cristiano Ronaldo-s qe një fustan i bardhë pa mëngë, i çarë në njërën anë.

 

 

Ndërsa veshja e fundit ishte një fustan vezullues, sërish bust.

 

 

Pas fustanit rozë-pudër të Dolce & Gabbana,

Alketa u paraqit në skenë me një fustan të kuq flakë, pjesë e koleksionit të fundit të Valdrin Sahitit.

 

Ekipet e stilistëve të personazheve të famshëm kërkojnë gjithandej për punë origjinale dhe kjo metodë pune i ka sjellë disa herë te krijuesit shqiptarë, që nuk njihen shumë dhe realizojnë fustane fantastike për të tilla evente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!