Gjykata e Tiranës bëri verifikim të masës së sigurisë për Ardian Doçin, duke e lënë atë në arrest me burg. Ardian Doçi u shpall në kërkim në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku u mor peng dhe u zhduk Jan Prenga.
Në seancën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës, Doçi është shprehur se “unë nuk kam lidhje me pengmarrjen, kam qenë jashtë vendit gjatë kësaj kohe”.
Kjo në fakt është alibia e tij, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova filmike për pjesmarrjen e Docit në pengmarrje. Po kështu ka siguruar edhe dëshmi e përgjime telefonike.
Doçi është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ka udhëtuar nga Vjena në drejtim të Podgoricës. Ardian Doçi akuzohet se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 pas prishjeve të pazareve të drogës nga vëllezërit e tij në Angli. Ai është i afërt i Gentian Doçit, që sipas prokurorisë është një nga urdhëruesit e pengmarrjes. Sakaq efektivët e anti-KÇK-së, i kanë sekuestruar Doçit një banesë dykatëshe në lagjen “Bleran” të Shkodrës, 3 automjete luksoze dhe 1 motor. /abcnews.al