Gjykata e Tiranës vendosi një muaj më parë që të pushonte çështjen në lidhje me padinë “për shpifje” të familjes Haklaj ndaj ish-kryeministrt Sali Berisha.
Abcnews.al ka siguruar vendimin e marrë në dhjetor të vitit të shkuar, në të cilin konstatohet se çështja është pushuar për shkak se avokati i familjes Haklaj nuk është paraqitur disa herë në gjykatë.
Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj (Basha) dhe Zylfie Haklaj, kishin paditur në gjykatë Berishën, për akuzën e shpifjes.
Akuza
Në tetor të vitit 2018, gjatë një emisioni televiziv, ish-kryeministri Berisha u përplas live me gazetarin Artan Hoxha duke e akuzuar si pjestar të “bandës së Haklajve”.
“Ti je një bandit që paguhesh nga bandat. Je bandit i Haklajve”, i tha Berisha Artan Hoxhës duke bërë që pjestarët e tjerë të familjes ta akuzojnë për cënim të nderit, dinjitetit dhe reputacionit të tyre. /abcnews.al