Varësia ndaj duhanit, Edi Oga: Zgjidhni alternativa për reduktimin e tij

schedule08:43 - 7 Shkurt, 2020

schedule 08:43 - 7 Shkurt, 2020

I ftuar në studion e “ABC e mëngjesit”, me Enkel Demin, Edi Oga ekspert Komunikimi për Shëndetin Publik u shpreh se bota e ka kuptuar se tashmë është e kotë të marrësh masa kundër reduktimit të varësisë ndaj duhanit sepse shumë pak persona e lënë duhanin. Gjithashtu Oga theksoi se kjo është edhe arsyeja që janë duke menduar të sjellin produkte të reja që kanë qëllim të reduktojnë dëmin.

“Bota ka kuptuar që duhani bën dëm dhe prej disa dekadash ka filluar fushata masive që njerëzit të lënë duhanin. Për këtë arsye është rritur çmimi, por kjo nuk ka sjellë asnjë lloj efikasiteti. Kemi studime të mirëfillta që vërtetojnë dëmet që shkakton duhani”, u shpreh Oga.

Më tej ai tha se bota e ka kuptuar se tashmë është e kotë të marrësh masa kundër reduktimit të kësaj varësie sepse shumë pak persona e lënë duhanin. Ndërkohë ai theksoi se ekspertë janë duke menduar të sjellin produkte të reja që kanë qëllim të reduktojnë dëmin.

“Nikotinë prodhon vetë trupi, por sasi e shtuar e nikotinës bën që njeriu të ketë më tepër impulse. Nikotina në cigare merret në sasi të shtuar por më e dëmshme katrani, hiri që lëmë është dëmtuesi kryesor. Personat që konsumojnë puro janë më pak të dëmtuar. Katrani depozitohet në vendet fundore të mushkrisë dhe bën që qelizat të paralizohen”, sqaroi Edi Oga.

Oga u shpreh se kancerat më të shpeshtë jan kanceri i mushkrive, i lëkurës, që favorizohen nga përdorimi i cigares.

“Në momentin që të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që duhanin nuk e lemë dot, përse të mos punojmë për të reduktuar dëmin. Dy nga zbulimet më interesante janë cigaret elekronike dhe teknologjia e cigareve me ngrohje. Nëse e merr në farmaci apo kompani të çertifikuara nuk të ndodh asgjë. Nëse nuk hiqni dot dorë nga përdorimi i duhanit kërkoni alternativa të tjera për ta reduktuar”, tha më tej Oga.

Në përfundim të bisedës u ndal tek pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiut në Sanremo i cili u shpreh se për të ishte një arritje personale. “Ajo tregoi se nëse një person i vendos një qëllim vetes mund të arrijë atje ku dëshiron”, tha Oga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!