Dueli i dy Realëve është mbyllur me fitoren e Real Sociedad. Baskët dhuruan një paraqitje fantastike në “Santiago Bernabeu”, shënuan katër herë në portën e Real Madrid dhe siguruan një kualifikim shumë të rëndësishëm në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Pjesa e parë dhuroi vetëm një gol. Martin Odegaard, kartonin e të cilit e zotërojnë “Los Blancos”, mposhti Areolën dhe norvegjezi nuk festoi.
Emocionet e mëdha dhe kapitullimi i ekipit vendas ishte ruajtur për në 45 minutat e dyta. Alexander Isak shënoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave. Shumë i bukur veprimi akrobatik i sulmuesit suedez tek i pari dhe e saktë gjuajtja te goli i radhës. 0-3 për miqtë ishte tepër dhe Marcelo riktheu ekipin e Zidane në lojë në minutën e 59-të. Kur pritej të niste ofensiva madrilene, erdhi goli i katërt nga Sociedad.
Isak dhuroi një top në zonë dhe Moreno mposhti Areolën. Reali nuk kishte asgjë për të humbur dhe u hodh i gjithi në sulm. Vinicius Junior gjeti saktë në zonë Rodrygon në minutën e 82-të dhe ky i fundit shënoi golin e dytë për Real Madrid. “Los Blancos” realizuan edhe golin e tretë në minutën e tretë shtesë.
Mbrojtësi Nacho kërceu bukur me kokë pas krosit të Benzema dhe tifozët nisën të shpresonin për barazimin. Edhe pse u luajt edhe katër minuta dhe Gorosabel u ndëshkua me të kuqe, vendasit nuk arritën ta gjenin golin e radhës. Në fund festë baske, teksa Zinedine Zidane duhet të punojë shumë me lojtarët e rapartit defensiv të Realit. /abcnews.al
Real Sociedad are the first team to beat Real Madrid at the Santiago Bernabéu in any competition this season.
Alexander Isak steals the show in a bonkers Copa del Rey tie. ? pic.twitter.com/ObuVZMW9gg
— Squawka Football (@Squawka) February 6, 2020