Pjesa e dytë mes Real Madrid dhe Real Sociedad ka nisur “zjarr”. Tre gola janë shënuar në “Santiago Bernabeu” dhe lojtarët e Real Sociedad janë ata që po festojnë. Ekipi bask realizoi dy gola të tjerë në minutat e para të pjesës së dytë dhe po udhëheq 1-3 përballë Real Madrid.
Alexander Isak realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 54-t pas një krosi të 18-vjeçarit Barrenetxea Muguruza. Suedezi nuk u ndal dhe vendosi heshtjen në stadium dy minuta më vonë.
Isak lëshoi një goditje të fortë që përfundoi në trekëndësh. Vendasit reaguan dhe kanë shkurtuar rezultatin në minutën e 59-të. Marcelo mori një top nga Brahim Diaz dhe mposhti portierin mik. Kjo sfidë vlen për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit dhe miqtë janë shumë afër kualifikimit. /abcnews.al