Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26 vjeçar I cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Informacionet bëjnë me dije se ndalimi i shtetasit O. K., 26 vjeç është bërë në zonën e Yzberishtit, në Tiranë zonë ku ai tregtonte dhe lëndët narkotike.
Në momentin e ndalimit dyshohet se 26 vjeçari ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike heroinë.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: O. K., 26 vjeç. Punonjësit e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi O. K. tregtonte lëndë narkotike heroinë në zonën e Yzberishtit, në Tiranë dhe kanë organizuar punën për kapjen e tij”.
Por i riu me inicialet O. K., sapo ka parë punonjësit e policisë, ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike heroinë.
Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e 26-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një përforcues metalik grushti dhe 12 tableta të dyshuara metadon./abcnews.al