Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jonuz: I themi “stop” Tiranës, s’i kemi frikë! Ja kush më pëlqen tek ata

schedule12:52 - 6 Shkurt, 2020

schedule 12:52 - 6 Shkurt, 2020

Vllaznia-Tirana luhet nesër prej orës 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Mirsad Jonuz ka dalë sot para mediave dhe ka folur për këtë përballje, që sipas tij vlen gjashtë pikë. Tekniku i shkodranëve mendon se skuadra e tij do e ndalojë ecurinë pozitive të bardhebluvë, që kanë marrë pikët e plota në kampionat në gjashtë ndeshjet e fundit.

“Pikët janë shumë të rëndësishme për ne, por këto tre pikë për mua vlejnë gjashtë. Nëse fitojmë nesër kundër Tiranës, atëherë për Vllazninë nuk ka më probleme në të ardhmen.  Më intereson të japim maksimumin tonë kundër tyre. Kanë lojtarë me eksperiencë dhe kanë marrë disa fitore radhazi. Gjithsesi lojtarët e mi nesër do t’u thonë ‘stop’.

 

“Fitoret radhazi? Nuk i kam frikë. Tani kam një skuadër më të madhe. E kemi nisur mirë, kishim ndeshje të vështira me Laçin dhe Bylisin. Besoj se në këtë ndeshje do të kemi edhe një gjykim të mirë. Besoj se lojtarët e mi do të japin gjithçka, pa emocione dhe pa qenë nervozë. Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj frike”, u shpreh Jonuz fillimisht.

Më tej ai përçon edhe një mesazh për tifozët, që pritet të jenë të shumtë në stadium. “Nesër do të ketë edhe më shumë tifozë që do të na mbështesin. Kam një mesazh për ta: Mbështesni Vllazninë, por mos hidhni shishe në fushë. Kjo nuk është diçka e mirë për klubin dhe lojtarët”, shtoi tekniku i kuqebluve, i cili do të duhet të zgjidhë dilemat për formacionin.

“Nuk kam probleme me lojtarët, i kam të gjithë gati. Në planet e mia kam 13 lojtarë për 11 vende. Do shoh sot se kush do të luajë. Me rëndësi është që unë kam besim te të gjithë lojtarët. Fizikisht dhe psikologjikisht ata janë mirë dhe besoj se do të fitojmë”, shprehet kreu i pankinës së Vllazninë. Këtë sezon shkodranët në ndeshjet brenda, kryesisht në ato të luajtura me prozhektorë, nuk kanë marrë rezultate pozitive.

“Rezultatet negative kur luhet me ndriçim, vijnë se lojtarët kanë probleme me shikimin, apo për arsye tjetër? Besoj është humor kjo që thoni. Lojtarët kanë luajtur edhe jashtë vendit. Gjashtë muajt e parë nuk është se kemi pasur kualitet, kurse tani jam i gatshëm të them se kam një skuadër të mirë dhe të kompletuar”, u shpreh Jonuz, i cili më pas u pyet edhe në lidhje me strategjinë që do të ndjekin nëq ndeshjen me Tiranën.

“Nesër do të jetë një ndeshje taktike, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Kam folur më disa lojtarë për detyrat taktike. Mendoj se lojtarët e mi të sulmit do të kenë më shumë shanse shënimi”, deklaron trajneri i Vllaznisë, i cili haptazi thotë edhe lojtarët e Tiranës që atij i pëlqejnë. “Cilit nga lojtarët do donit ta kishit pjesë të ekipit? Kanë lojtarë si Cale e Torasa, të cilët bëjnë një organizim të mirë të lojës. Më pëlqejnë ata të dy”, përfundoi Jonuz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!