Forcat Speciale RENEA janë duke kryer një aksion blic në Lezhë që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.
Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se operacioni po kryhet për të arrestuar personat që dyshohet se janë përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më datë 17 janar.
Lezha është qyteti i tretë ku po zhvillohen operacione të këtij lloji pas Shijakut dhe Shkodrës.
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar në Kamëz dhe teksa dërgohej në kompleksin “Golden” është rrahur dhe goditur duke bërë që të humbasë jetën sipas policië. Blutë besojnë se pas kësaj, pëngmarrësit kanë zhdukur trupin e tij.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazarave të drogës mes vëllezërve të tij dhe disa grupeve kriminale nga Shijaku, Vlora dhe Shkodra.