Akuzohet për pengmarrjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, dorëzohet Ardian Doçi

schedule17:03 - 5 Shkurt, 2020

schedule 17:03 - 5 Shkurt, 2020

Ardian Doçi, një ndër personat e akuzuar për pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar është dorëzuar gjatë mesditës së sotme në polici.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se Doçi është kthyer në Shqipëri pasi u shpall në kërkim për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që një ditë më parë OFL deklaroi se i kishte sekuestruar pronat.

Ardian Doçi përfshihet në ngjarje nga dëshmia e Festim Bexhdilit, i cili i tha prokurorëve se trupin e pajetë të Jan Prengës ia ka dhënë Altin Hajrit dhe një personi me mbiemër Doçi.

Prokuroria dyshon se ky person është Ardian ose Artan Doçi. Pikërisht pas kësaj dëshmie ata u shpallën në kërkim nga policia duke rezultuar gjithashtu edhe në sekuestrimin e pronave ditën e djeshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!