Telekom Albania së shpejti do të ketë një rrjet modern transmetimi. Kjo falë një investimi prej 170 mln eurosh i cili do të realizohet nga kompania prestigjioze Ericsson. Sipas kryetares së bordit të drejtorëve në Telekom kjo është një nismë e rëndësishme e transformimit teknologjik.
Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania u shpreh se ky investim synon të transformojë rrjetin e transmetimit për shqiptarët.
Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se teknologjia po luan rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve dhe çdo investim ka rëndësi.
Ky bashkëpunim u konkretizua nën konceptin “One Vizion” një aktivitet ku u komunikuan planet e transformimit për këtë vit si dhe si pritet të ndikojnë këto ndryshime në të ardhmen./abcnews.al