Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Vota e garantuar e qytetarëve, zgjidhja e vetme për krizën politike

schedule18:51 - 4 Shkurt, 2020

schedule 18:51 - 4 Shkurt, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasditen e kësaj të marte ka zhvilluar një takim me delegacionin e KiE, ku ka theksuar se Shqipëria e ka jetike mbështetjen nga partnerët dhe miqtë në një kohë që ndodhet në një krizë të thellë pasi krimi e korrupsioni të lidhura me politikën po gryejnë themelet e shoqërisë.

Përmes një statusi në rrjetin sociat Facebook, Basha shkruan se në këtë takim i ka njohur përfaqësuesit e delegacionit me rrugën për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës.

Postimi i Plotë:

Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendot tonë.

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!