Balla me delegacionin e BE: Meta të caktojë datën e zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Vorë

schedule17:32 - 4 Shkurt, 2020

schedule 17:32 - 4 Shkurt, 2020

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pasditen e kësaj të marte është takuar me përfaqësuesit e delegacionit  të larte të BE.

Numri dy i socialistëvve është shprehur se për tre bashkitë në të cilat ka mbaruar mandati i kryebashkiakëve presin që kreu i shtetit të përcaktojë edhe datën e zgjedhjeve.

“Reforma e 2015 ishte një hap i rëndësishëm pasi ka sjellë përmirësimin e funksionimit. Për tre bashki ku mandati i kryebashkiakëve ka mbaruar qoftë për Shkodrës, Durrësit dhe Vorës bazuar në Kushtetutë u diskutua që presidenti i Republikës dhe shpresojmë që në një moment të duhur në këto tre bashki, të përcaktojë brenda kohës së mundshme, sapo të përfundojnë emergjenca të ketë caktuar datën për këto tre bashki,”tha Balla.

Ndërkohë në lidhje me ligjshmërinë e zgjehdjeve të 30 qershorit, Balla ka theksuar se Venecia e ka dhënë një përgjigje shteruese lidhur me ligjshmërinë e tyre.

“Venecia ka dhënë përgjigje shteruese lidhur me kushtetueshmërinë e 30 qershorit. 30 qershori është një datë kushtetuese, zgjedhjet janë po aq kushtetuese dhe të gjitha organet e dalë prej tyre janë ligjore dhe vijojnë punën e tyre për një mandat 4-vjecvar, që përfundon më 2023. Qytetarët e Shkodrës, Durrësit e Vorës sa më shpejt të jetë e mundur t’iu japim të drejtën që përmes votës të kenë kryebashkiakun. Kryebashkiakja e Shkodrës është përtej mandatit 4-vjeçar“, është shprehur Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!