Operacioni i OFL në Durrës, cilat janë pronat e Lul Berishën në shënjestrën e policisë

schedule15:47 - 4 Shkurt, 2020

schedule 15:47 - 4 Shkurt, 2020

Policia e Shtetit paralajmëroi sot Lulzim Berishën në lidhje me pasuritë, të cilat duhet t’i justifikojë brenda 48 orëve, në të kundërt do të sekuestrohen në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Pak më parë reagoi edhe avokati i tij duke thënë se për momentin nuk kanë asnjë kërkesë me shkrim nga policia për të justifikuar pasuritë, ndërkohë që shtoi se ka një vendim të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 për pasuritë e Lulzim Berishës.

Por çfarë parashikon ky vendim dhe për çfarë pasurish bëhet fjalë?

Sipas avokatit, momentalisht Lulzim Berisha ka në pronësi të tij një kompani për nënproduktet e naftës si edhe një bar kafe. Sipas avokatit, për pasuritë e tjera është shprehur gykata disa vite më parë dhe nuk janë në pronësi të tij.

Gjykata e Apelit e Shjallës së Parë tek Krimet e Rënda i sekuestroi në vitin 2009 rreth 19 000 metra katrorë tokë arë dhe 1 500 metër katror ullishte në pronësi të Lul Berishës. Këto prona ishin ndarë në tre parcela arë si edhe një ullishte.

Ndërkohë, gjykata i hoqi sekuestron pronave të regjistruara në emër të motrës së Lul Berishës.

Sipas këtij vendimi, në total Lulzim Berishës i janë sekuestruar 19 000 metër katror arë dhe 1 500 metër katror ullishte, kurse pronat e tjera i gëzon motra.

Ndërkohë, të vetmet prona që janë tani në emër të Lul Berishës janë ato që përmendi avokati, më konktretisht: Një kafe si edhe një kompani për nënproduktet e naftës, për të cilat deri më tani nuk ka asnjë kërkesë për justifikimin e burimit të tyre.  /abcnews.al