Drejtori Sportiv i Tiranës, Arbi Laçi ka analizuar rivalët për titull në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku sheh edhe “Demat e Kuq” në garë për titullin.
“Për momentin jemi të dytë, tabela tregon që Kukësi është skuadra për t’u mundur. Janë skuadra e vetme që nuk kemi mundur. Besoj që kemi me bollëk kualitet, cilësi dhe karakter. Mund të tentojmë atë që duhet të tentojmë këtë vit. Respekt për Kukësin dhe Partizanin cilësisht. Nuk e shoh Partizanin jashtë luftës për titull. Kukësi ka treguar rregullsi në rezultate dhe pjesën e sulmit e ka shumë të mirë.
Patëm një moment të brishtë për 2-3 ndeshje ku nuk ishim dhe u krijua një handikap me rivalët. Nuk jemi bindur tani për gjërat që ndërtuam në verë. Patëm një start kampionati jo të keq, e nisëm mirë. Patëm një moment ku të gjitha skuadrat ndalojnë gjatë një kampionati dhe tani është ecuria e fundit.
Kalkulimet që bëj qëndrojnë, janë në përditshmëri pune. Ka një lloj mbingarkese emocionale. Titulli i munguar, 100-vjetori. Është një vit jubile për ne, duam apo nuk duam ka një ngarkesë emocionale. Në shumatoren e golave të pësuar kemi shumë për të përmirësuar. Në 6 javët e fundit kemi pësuar më pak“, deklaron Arbi Laçi. /abcnews.al