Zbulohet kur do të futet në zyrën e kryeministrit Albin Kurti

schedule22:25 - 3 Shkurt, 2020

schedule 22:25 - 3 Shkurt, 2020

Të martën në orën 11:00, Albin Kurti do ta pranojë edhe formalisht mandatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ashtu sikurse ka lajmëruar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë aty për ta pritur, por ish-zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli është angazhuar në detyrën e fundit qeveritare.

Pacolli do t’ia dorëzojë nesër në orën 11:00 Kurtit mandatin e Kryeministrit.

Këtë e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!