Për të marrë investime nga qeveria, drejtuesit vendor duhet të jenë aktiv ndaj thirrjeve të qeverisë. Në një takim me përfaqësues të bashkive kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar se nuk do tu japë asnjë fond për rrugë rurale dhe nëse nuk kanë realizuar reformën e ujit.
Çdo pikë uji është e rëndësishme.
Kush e çon dëm do ndëshkohet ndërsa kryetarët e bashkive që nuk e realizojnë reformën e kërkuar nuk do tu jepet asnjë lek. Paralajëmërimin ia bën vetë kryeministri Edi Rama.
Tema për të cilën janë mbledhur nuk është uji por program më i ri i qeverisë “100 fshatrat”.
Kreu i qeverisë është po kaq i prerë edhe për ta që nuk janë aktivë në thithjen e fondeve alternative dhe në agroturizëm.
Ndërsa për pjesën bashkëpunuese në këto thirrje ky program i ri shoqërohet me disa lehtësira fiskale që do të bëhen publike së shpejti. Në këndvështrimin e ministrit të bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi ky project e sheh fshatin jo si funksion të ofrimit të produkteve bujqësore por zhvillim./abcnews.al