“Rooney më befasoi, Ibra i çmendur, CR7 mostër. Më i miri? Leo Messi”

schedule21:38 - 3 Shkurt, 2020

schedule 21:38 - 3 Shkurt, 2020

Angel Di Maria është ndër të paktët lojtarë që ka luajtur me Leo Messin, Cristiano Ronaldon, Zlatan Ibrahimovic dhe Wayne Rooney. 31-vjeçari i PSG nuk e kishte besuar kurrë diçka të tillë, teksa analizon secilin prej tyre në një prononcim për Tyc Sports. Argjentinasi ofensiv zgjedh edhe më të mirin dhe ai është padyshim Leo Messi.

I vogël ëndërroja të luaja përkrah Wayne Rooney, Zlatan Ibrahimovic, Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. I zgjidhja në playstation dhe nuk e imagjinoja kurrë se do të luaja përkrah tyre, një eksperiencë shumë e bukur.

Rooney është një djalosh i qetë, nuk e mendoja se ishte aq i fortë. Ibra është i çmendur, një karakter i shkëlqyer. Në fushë duket një tip negativ, por është një djalë fantastik. Shkoja mirë me të te PSG. CR7 është një mostër, ndërsa Messi është më i miri prej të katërve. Zgjedh Leon si më të mirin me të cilin kam luajtur“, deklaron Angel Di Maria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!