Gjashtë ushtarë turq janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në bombardimet nga forcat e qeverisë siriane në provincën Idlibin veriperëndimor të Sirisë.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se presidenti turk Erdogan u shpreh se në një kundërsulm hakmarrës janë vrarë 35 ushtar sirian.
“Të dhënat fillestare flasin për 30 deri në 35 sirianë të vrarë”, deklaroi kreu i shtetit turk. Gjithahstu mediat raportojnë se Erdogan ka bërë thirrje Rusisë aleates kryesore të Damaskut që të mos përfshihet në këtë hakmarrje të trupave turke kundër atyre siriane./abcnews.al