Thaçi uron qeverinë: Duhen kompesuar ditët e humbura, Kosova ka shumë sfida përpara

schedule18:43 - 3 Shkurt, 2020

schedule 18:43 - 3 Shkurt, 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar qeverinë e re të Kosovës. Përmes një postimi në profilin e tij, Thaçi shkruan se Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore

Gjithashtu në reagimin e tij ai thekson se duhen kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Postimi i Plotë:

E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!