Banorët në Rubik në protestë kundër ndotjes nga fabrika e asfaltit

schedule14:18 - 2 Shkurt, 2018

schedule 14:18 - 2 Shkurt, 2018

Dhjetra banorë të zonës së Rasfikut në Rubik protestuan kundër ndotjes së ambjentit të tyre. Ata pretendojnë që një fabrikë, e cila prodhon asfalt po i sëmur në një kohë që askush nuk ndëshkohet për mjedisin  e ndotur.

Ky oxhak nxorri në rrugë banorët e tre fshatrave në Rubik të Mirditës.

Është një fabrikë që prodhon asfalt që për fshatarët ka ndotur zonën.

Ata thonë se po sëmuren dhe askush nuk shqetësohet.

Por kryetari i Bashkisë së Mirditës u tha protestuesve se kjo situatë do të vazhdojë derisa të përfundojë asfaltimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë. Më pas çdo gje do të largohet, është tymi bashkë me objektin.

Por banorët e kanë  bërë nje denocim dhe në policine e Mirdites. Dy ditë materialet i jane referuar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.N, 64-vjeç, banues në Sheshaj, bashkëpronar i fabrikës. Nga prodhimi i asfaltit, ka ndotje të ambientit në zonën përreth,  thuhet në njoftimin e policisë./abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!