Në futbollin modern, është shumë e vështirë që një futbollist të qëndrojë gjatë gjithë karrierës në një klub. Edhe futbollistët që konsiderohen legjenda të një klubi, herët a vonë vendosin të ndryshojnë destinacion.
Madje, nëse një futbollist i dalë nga Akademia dhe e mbyll karrierën po me atë klub, janë shumë të rrallë. Megjithatë, disa futbollistë të tillë, ekzistojë. Lionel Messi, Iker Casillas, Paolo Maldini dhe Koke, janë vetëm katër nga disa futbollistë që kanë treguar besnikëri ndaj klubeve të tyre.
Messi iu bashkua Akademisë së Barcelonës në moshë shumë të re, debutoi që 17 vjeç me ekipin e parë, me të cilin ka luajtur 711 ndeshje, ka shënuar 622 gola dhe ka fituar 37 trofe. Rasti i dytë i dalë nga Akademia dhe ka mbajtur shiritin e kapitenit të të njëjtit klub, është Iker Casillas.
Gardiani spanjoll ka luajtur 725 ndeshje për Real Madrid, ka mbajtur rrjetën e paprekur plot 264 herë dhe ka fituar 19 trofe. Maldini është legjendë e Milanit. Mbrojtësi italian ka luajtur 902 ndeshje me fanellën kuqezi, ka shënuar 33 gola dhe ka fituar 25 trofe. Ndërsa futbollisti i katërt, është spanjolli Koke.
Edhe pse një lojtar jo shumë i përfolur në media, Koke është fokusuar vetëm në fushën e lojës dhe që nga viti 2000, është pjesë e Atletico Madrid. Me kryeqytetasit spanjollë, Koke ka luajtur 439 ndeshje, ka shënuar 42 gola dhe ka fituar 7 trofe./abcnews.al
From academy player to club captain ⏩ pic.twitter.com/NkoY9N21WU
— B/R Football (@brfootball) February 3, 2020