Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është shprehur se debati në Kuvendin e Kosovës këtë të hënë ka qenë normal dhe ka cilësuar propagandë akuzat e opozitës ndaj qeverisë Kurti.
Osmani në fjalën e saj ka deklaruar se është e bindur se qeveria Kurti do të votohet nga kuvendi.
“Kemi marrë mandat sot të kemi votim të suksesshëm dhe besoj se shpejt pasi të përfundojë diskutimi do të kemi votim dhe do të fillojmë të merremi seriozisht me problemet që kanë qytetarët e Kosovës”,ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo ka shprehur se Glauk Konjufcës, ajo tha se do të largohet nga pozita e kryeparlamentarit vetëm pasi që të marrë mandatin si ministër.
Për më tepër, Vjosa Osmani tha se Qeveria Kurti do të mbrojë interesat e të gjitha komuniteteve.
“Ne synojmë që të gjitha komunitet në Kosovë të ndihen të barabarta. I gjithë programi i prezantuar sot nga mandatari për kryeministër është program i hartuar bashkërisht në një frymë dhe koncept që ne si LDK e kemi trashëguar nga presidenti Rugova”, tha Osmani./abcnews.al