Ende nuk është ngritur dhoma e posaçme për të dyshuarit me koronavirus në Kakavijë

schedule17:07 - 3 Shkurt, 2020

schedule 17:07 - 3 Shkurt, 2020

Koronavirusi i shfaqur në kinë ka ngritur alarmin në pikat doganore në shqipëri më e madhja në jug të vendit ka marrë masat për sa i përketet shërbimit, epidemologjik të Gjirkosastrës, të cilët ndodhen në pikën kufitare të kakavijës. Ndërkohë po punohet për ngritjen e një qendre që do të funkssioojë gjatë 12 muajve të viti për tu ardhur në ndihmë të gjithë personave që mund të shfaqin rrezik, për sëmundjet infektive.

Por, në këtë pikë mungon dhoma e posaçme për të dyshuarit e mundshëm e koronavirusin. Shefi i pavionit të Infektivit në spitalin e Gjirokastër Arenc Brahimi jep arsyet pse në këtë pikë nuk është ngritur një e tillë.

“Nëse ne do të kemi një rast të dyshuar, përderisa këtu nuk kemi një dhomë karantine, në bashkëpunim me urgjencën, bëhet transportimi i këtij perosni në spitalin Infektiv të Gjirokastrës”, thotë mjeku.

Fatmirësisht në pikën kufitare të Kakavijës nuk kemi asnjë rast të dyshuar me virus.

“Ky është një fat i madh për ne këtu në Kakavijë, për shkak se ne kufiozjmë me një vend të BE, siç është Greqia, që edhe ata kanë marrë masat e tyre, dhe kemi një bashkëpunim të ngushtë”, shton mjeku.

Që kur OBSH e shpalli emergjencë kombëtare për përhapjen e korona virusit nëpër botë, edhe shqiprëia ka shtuar vigjincës në porte, aeroprt dhe dogana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!