Zhdukja e Jan Prengës, trafikanti Dritan Rexhepi telefon vëllezërit e viktimës: Më kanë prerë në besë

schedule12:12 - 3 Shkurt, 2020

schedule 12:12 - 3 Shkurt, 2020

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me autoritetet britanike ka mundur të zbardhë bisedat mes urdhëruesit të rrëmbimit te Dritan Rexhepit dhe vëllait të Janit, Ndrek Prenga.

Dy vëllezerit e viktimës janë të arrestaur në Mbretërine e Bashkuar për trafikim droge. Gjatë komunikimit të vazhdueshëm në telefon Dritan Rexhepit, i premton Ndrek Prengës, se nëse do t’i kthehet pjesa e drogës nga Astriti dhe Shullani, do të jepte urdhër për lirimin e 49-vjeçarit. Dy vëllezërit Prenga në Angli u kanë kthyer 106 kilogramë drogë dhe 700 mijë euro disa shtetasve polake që vepronin për llogari të Rexhepit. Por  kur është mësuar që Jan Prenga kishte humbur jetën, Ndrek prenga i ka kërkuar llogari Dritan Rexhepit.

Urdheruesi i rrëmbimit nga burgu i Ekuadorit i ka thënë se e kanë prerë në besë. Bosi i kokainës, sipas përgjimeve, i ka thënë Ndrek Prengës emrat e pengmarresve të të vellait,  meqë nuk mundi ta mbantë fjalen e dhënë per lirimin e tij.

 

Është fjala per grupin “Hajri” dhe biznesmenin Gentian Doçi, të cilin RENEA nuk arriti ta arrestonte gjatë operacionit blic në Shkodër javën e kaluar. Organi i akuzës ka zbardhur edhe dëshminë e bashkëshortes së Altin Hajrit, një person me shumë dritëhije dhe i kërkuar nga polica pasi konsiderohet si organziator i rrëmbimit të babait të 5 fëmijëve.

Bashkëshortja ka pohuar se nuk ka dijeni per vendndodhjen e tij, por ka deklaruar se Altini është kthyer në Shqipëri më 30 dhjetor të 2019-ës, pasi kishte qenë për dy vite në burg në Holandë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po tentohet që njëri nga personat e arrestaur të bëhet bashkpuntor i drejtësise. Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, por deri tani pa asnje rezultat konkret. Polica e ka ndjekur me dron furgonin e drejtuar nga Festim Bezhdili por për shkak të errësirës ai ka humbur gjurmet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!