Ismet Abdurrahmani, 70 vjeç mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikëses, shpëtimi i tij ishte i pamundur për shkak se flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, ndërsa dera e jashte ishte e blinduar. Ngjarja ndodhi në katin e 5-të të një pallati në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, rreth orës 19:30.
Në fillim u raportua se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërsa 70 vjeçari gjendej i vetem në banesë. Më pas burime pranë grupit hetimor konfirmuan se i moshuari ishte në prag divorci, dhe mbrëmjen e djeshme bashkëshortja kishte kërkuar urdhër-mbrojtje, pasi i ndjeri e dhunonte.
Nga hetimet e mëtejshme rezulton se Abdurrahmani ka pasur probleme me bashkëshorten, ndaj ai ka tentuar disa herë t’i vendosë zjarrin banesës.
Gazetari Simon Shkreli raporton se nga hetimet paraprake, viktima Ismet Abdurramani i ka vënë flakën banesës së tij.Forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimore ne vendin e ngjarjes dyshojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Burimet thanë se shtetasi Ismet Abdurrahmani me dt. 25/07/2019 ka tentuar ti jap fund jetes duke pirë medikamente. Më dt 27 11 2019 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkeshortes. Ndërsa më 01 shkurt 2020 është vendosur urdhër mbrotje për bashkeshorten e tij.
Dyshohet se konfliktet me bashkëshorten e kanë shtyrë 70 vjeçarin t’i japë fund jetës duke u djegur në banesë dhe duke rrezikuar gjithë pallatin. /abcnews.al


