Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë i pranishëm këtë të dielë në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit (lexo ketu), për të prezantuar ligjin special të miratuar dy ditë më parë, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë i pranishëm këtë të dielë në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit (lexo ketu), për të prezantuar ligjin special të miratuar dy ditë më parë, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar.
Ministri në fjalën e tij është shprehur se tashmë një pjesë e aseteve të krimit që do të sekuestrohen do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit. Lleshaj ka deklaruar se miratimi i paketës Anti-KÇK, shënon përshkallëzimin e panjohur, shënjestra do të jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar.
“Krimi në përgjithësi dhe ai i organizuar kanë marrë goditje përgjatë viteve. Suksesi afatgjatë lidhet me rrënjëjt e tij, dhe shkulja e rrënjëve është dhe lufta e vërtetë. Shkatërrimi i këtij modeli është nevoj e procesit të parë. Operacioni Forca e Ligjit do të ketë si synim shkatërrimin e financimit të krimit të organizuar. Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët në një kuadër të përcaktuar ligjor. Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura. Paketa nuk i jep autoritet të ri policisë, por detyra të reja dhe instrumete për arritjen e qëllimit madhor kundër krimit. Policia ka mbajtur me përkushtim shumë barrë të rëndë, janë përballuar dhe goditur, edhe kanë pësuar dhe sot përfaqësojnë një ndër institucionet më të besueshme. Suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar. Një pjesë e aseteve do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit,” është shprehur ministri i Brendshëm.
Ministri Lleshaj gjithashtu në fjalën e tij i ka dhënë një mesazh edhe klasës politike , duke theksuar që të lënë mënjanë akuzuat për Policine e Shtetit.
“Për politikën, korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë. Për kriminelët, u them tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen, kthjellohuni dhe kuptoni se keni përgjegjësi për ata që vijnë pas jush. Është thjeshtë çështje kohe, udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq, në mos sot nesër, por nesër do të jetë vonë”, tha Lleshaj./abcnews.al