Sassuolo e ka nisur zjarr duelin kundër Romës. Dy golat e Francesco Caputos dhe ai i Djuricic i kanë dhuruar avantazhin e trefishtë ekipit vendas. Goleadori i Sassuolos zhbllokoi shifrat që në minutën e shtatë. 32-vjeçari shfrytëzoi një asist të Djuricic, kreu një driblim perfekt ndaj mbrojtësit mik dhe mposhti Pau Lopez me një goditje të saktë.
Caputo nuk u ndal dhe shënoi sërish pas nëntë minutash, duke gjetur golin e dhjetë në kampionat. Kombinime të bukura dhe kundërsulmi perfekt i Sassuolos u finalizua nga sulmuesi, i cili mori një asist shumë të bukur nga gjermani Toljan.
Ekipi i De Zerbit nuk u ndal dhe gjeti golin e tretë në minutën e 26-të. Djuricic mori një top nga Domeniko Berardi dhe vulosi kapitullimin e Romës. /abcnews.al