Miqësorja e Bylisit me Trepçën, mbyllet pa fitues sfida me dardanët

schedule20:39 - 1 Shkurt, 2020

schedule 20:39 - 1 Shkurt, 2020

Bylis zgjodhi të zhvillonte një miqësore ditën e sotme. Ekipi ballshiot u përball me Trepça ’89 në “Tropikal Resort”. Takimi prodhoi katër gola, por asnjë fitues. Eridon Qardaku dhe Majkëll Peçi i dhanë avantazhin e dyfishtë Bylisit në pjesën e parë, ndërsa Muharrem Jashari dhe Berat Ahmeti barazuan ndeshjen në pjesën e dytë.

Skuadra nga Mitrovica vijon fazën përgatitore në Durrës, teksa Bylis luan në shtëpi ndeshjen e radhës në kampionat. Mysafir në “Adush Muça” do të jetë Vllaznia dhe vendasit do të bëjnë maksimumin për të fituar përballë ekipit shkodran. /abcnews.al

Bylis-Trepça’89 2-2
(Qardaku 20′, Peçi 40′ / Jashari, Ahmeti)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!