Ish-banorja e “Big Brother” bëhet e famshme në botë pas zmadhimit të gjoksit, e ngatërrojnë me Kylie Jenner

schedule11:30 - 1 Shkurt, 2020

schedule 11:30 - 1 Shkurt, 2020

Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino, pas daljes nga shtëpia e famshme është bërë blogere në “Youtube” dhe blogere në “Instagram”.

Ajo poston shpesh video nga jeta e saj e përditshme apo video me partnerin në “Youtube”, ndërsa në “Instagram” është shumë aktive me foto. Pikërisht prej “Instagram”-it, Gerta është bërë së fundmi e famshme edhe jashtë vendit, pasi ka pozuar duke evidentuar gjoksin e zmadhuar pas ndërhyrjes estetike.

Një prej fotove të saj është publikuar në faqen e “Fashionnova”, e cila ndiqet nga 17 milionë njerëz nga mbarë bota. Fotoja e Gertës ka marrë shumë pëlqime, por më i veçanti është fakti që Gertën e kanë ngatërruar me miliarderen Kylie Jenner.

“Mendova se ishte Kylie Jenner”, komenton një ndjekës dhe shumë të tjerë kanë ndarë të njëjtin mendim.

Gerta vetë, në një status shprehej se nuk mendon që i ngjan shumë Kylies, po ju si mendoni? /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!