Këngëtarja Rita Ora nuk i harron kurrë rrënjët e saj. Madje e përmend origjinën e saj shqiptare në çdo rast.
Së fundmi, ylli i muzikës botërore ka vendosur ta tregojë këtë me anë të një tatuazhi në gjuhën shqipe.
Këngëtarja shkroi fjalën “zog” në qafën e saj dhe bëhet fjalë për një kujtim fëmijërie.
‘Zogi mamit’ kështu e thërriste nëna e saj Vera kur ishte e vogël.
Rita zbuloi tatuazhin dhe kuptimin e saj me anë të një postimi në Instagram ku shkroi: “Kur isha e vogël nëna ime Vera Ora më quante ‘Zogi mamit’. Një kujtim që e dua kaq shumë./abcnews.al