EMRI/ Shqiptari vret gruan në Itali

schedule09:20 - 1 Shkurt, 2020

schedule 09:20 - 1 Shkurt, 2020

Një 43 vjeçare shqiptare është gjetur pa jetë gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Furlanit në Itali. Shqiptarja punonte për të mirëmbajtur një apartament, teksa punëdhënësi e ka gjetur atë pa jetë si edhe bashkëshortin 54 vjeçar të plagosur.

Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri e tyre duke akuzuar bashkëshortin Eduart Zyberi si autor të krimit.

Policia e ka vënë në pranga shqiptarin tek i cili ka ngritur dyshimet e vrasjes. Ai ndodhet i shtruar në spital pasi ka një plagë të madhe në bark.

Policia dyshon se pasi ka vrarë gruan ai ka tentuar të vrasë edhe veten e tij, por u gjet mes pellgut të gjakut nga punëdhënësi.

Ai shpesh shkonte ta merrte gruan e tij në punë. Kështu bëri edhe dje. Motori i tij u gjet nga policia i parkuar poshtë apartamentit.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!