Monologu i Mustafa Nanos në Provokacija
Para pak ditësh televizioni italian RAI3 dha një lajm të veçantë dhe të çuditshëm; të çuditshëm për ne shqiptarët. Kishte të bënte me kanabizimin e Shqipërisë! Me të tjerave RAI thoshte:
“Prodhimi i kanabisit është rikthyer me shumë stil në Shqipëri, ku që nga viti i kaluar ka pasur një rritje të konsiderueshme prej më shumë se 1200 për qind. E dëshmojnë dhe këto fotografi nga ajri që janë futur nga policia në një dosje të rezervuar, por që TG 3 arriti t’i lexojë. Janë gjetur rreth 100 mijë bimë të ndara në kultivime të vogla të fshehura në male. Bimë të ulëta, të një cilësie të importuar nga Vietnami dhe të modifikuara gjenetikisht për të pasur një përqindje shumë të lartë të efektit të saj”.
Kryeministri Rama ishte i pari që reagoi pas këtij lajmi. Ai reagoi duke e quajtur një fabrikim të turpshëm, turp gazetaresk dhe u kërkoi autoriteteve italiane ta përgënjeshtronin.
Përgënjeshtrimi erdhi autoritet thanë se është lajm i rreme që nuk provohej nga asnjë burim zyrtar. Më bëri përshtypje reagimi i Kryeministrit shqiptar, ishte i indjinuar shumë indjuar dhe ne të tjerët nuk mund të rrinim pa u solidarizuar me indinjatën e tij. Në të vertetë lajmi nuk është i vertetë, ne e dimë situatën në vendin tonë. Nëse do kishte do ta kishin bërë lajmin gazetarët tanë, do të kishte reaguar opozita, që kësa radhe nuk u ndje fare; sepse lajmi i RAI3 ishte i pavertete. Për indinjatën e Kryeministrit nuk do emocionoheshim fare, sepse Rama kështu është indinjuar edhe më përpara kur kanabizimi i Shqipërisë po bëhej në sytë tanë.
Edhe atëherë Kryeministri shqiptar u indjunua më shumë se këtë here dhe iu sul gazetarëve dhe në këtë kuptim jemi mësuar me indinjatën e tij. Sikur të isha në vend të tij do të hezitoja të shprehesha me indinjatë kësaj radhe sepse isha djegur herën e parë, do ia lija gazetarëve ta bënin këtë punë. Ta shprehnin indinjatën. Nuk i shkon Ramës të indinjohet në këtë fare feje kur fabrikohen lajme. /abcnews.al