Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.
Ai është shprehur shumë optimist në arritjen e marrëveshjes së koalicionit mes
Vetëvendosje dhe Lidhj Demokratike të Kosovës vijojnë bisedimet oër arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës. Këtë të premte nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një deklaratë për mediat ka është shprehur shumë optimist në arritjen e marrëveshjes mes dy forcave politike.
“Kemi qenë të drejtpërdrejt në bisedime, i kemi mbyllur të gjitha çështjet që na kanë dalluar. Jemi në përpjekje që sonte, nesër e pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona. Jemi pajtuar që qeverinë ta udhëheq Vetëvendosja në krye me Kurtin. E LDK-ja, të jetë e fokusuar në përgjithësi në këtë fazë të Kuvendit të Kosovës”, tha Haziri.
Gjithashtu ai ka theksuar se takimet mes dy liderve politikë dhe anëtareve të kryesisë do të vazhdojnë, në mënyrë që të hënën të arrihet një konsensus për qeveri të re./abcnews.al