David Domgjoni ka lënë Superioren dhe Laçin. Mbrojtësi qendror, i cili luan edhe në krahun e majtë, është transferuar në Turqi. Verën e shkua drejtuesit e Menemenspor zbarkuan në Laç për ta parë djaloshin nga Prizreni dhe përfunduan duke transferuar portierin Gentian Selmani.
Gardiani është paraqitur shumë mirë në ligën e dytë turke, ndërkohë që Domgjoni gjatë kësaj periudhe ka qenë sërish në shënjestër. Në takimin me Partizanin, në “Elbasan Arena”, skautët e Menemenspor ishin të pranishëm dhe e vëzhguan sërish.
Me hapjen e merkatos ata u vunë në lëvizje dhe në ditën e fundit të transferimeve kanë arritur marrëveshjen për Domgjonin. Laçi përfiton financiarisht, ndërkohë që Menemenspor njofton se mbrojtësi ka nënshkruar për 2.5 vite. Krahas tij, në foton e zyrtarizimit shfaqet edhe Selmani, që ribashkohet me shokun e tij, këtë herë në Turqi. /abcnews.al
Transfer | Takımımız KF Laçi takımında oynayan kalecimiz Gentian Selmani’nin Arnavutluk Milli Takımından arkadaşı olan stoper ve sol bek mevkilerinde görev yapabilen David Domgjoni ile 2.5 yıllık sözleşme imzalamıştır. pic.twitter.com/VPsOJLRBdj
— MenemenFK (@MenemenFK) January 31, 2020