Nëse keni probleme me gjendrën tiroide dhe mjeku endokrinolog ju ka rekomanduar ti nënshtroheni operacionit, kirurgu Georgios Sakellariu tregon për një ndër metodat më të sukseshme që përdor në Spitalin Amerikan 2 në Tiranë.
“Në Spitalin Amerikan 2 unë aplikoj me sukses metodën e tiroidektomisë totale radikale. Kjo është një procedurë që nuk lë pas ansnjë ind të gjëndrës tiroide. Pacienti konsiderohet i shëruar në masën 97 deri në 100% dhe nuk ka nevojë për terapi shtesë. Këtë metodë e praktikoj edhe nëse bëhet fjalë për kancer. Pas ndërhyrjes për pacientin nuk ka më asnjë rrezik”, u shpreh Sakellariu.
Ndërhyrja kirurgjikale nuk merr shumë kohë ndërsa pacienti arrinë të rikuperohet brenda një dite.
“Metoda që unë përdor zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Pacienti qëndron në spital një ditë pas operacionit. Ushqehet dhe flet që në momentin e parë pasi del nga salla. Çarja është e vogël ndërsa qepja plastike. Kjo mundëson që pacientit të mos i mbetet shenjë pas operacionit”, sqaroi më tej kirurgu.
Kirurgu Georgios Sakellariu i specializuar për ndërhyrjet në gjendrat tiroide dhe paratiroide ka kryer rreth 2700 ndërhyrje të suksesshme në Greqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipëri./abcnews.al