EKSKLUZIVE / Pengmarrja në Kamëz, zbulohen detajet dhe roli i 5 të arrestuarve në vrasjen e Jan Prengës

schedule13:17 - 31 Janar, 2020

schedule 13:17 - 31 Janar, 2020

Detaje të tjera kanë dalë nga hetimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar të këtij viti.

ABC News ka mësuar se Leonard Hajri dhe Bajram Hajri pronarë dhe posedues të resortit “Golden” kanë pranuar të marrin trupin e pajetë të Prengës në ambientet e resortit nga Range Rover.

Po sipas hetimeve rezulton se “Hajrjat” e kanë futur kufomën e Prengës në ambientet e garazhit të resortit “Golden” në Shijak.

Me pas me ndihmën e administratorit të resortit, Olsi Turja, trupi i viktimës është transportuar në Furgonin në pronesi të Elton Hajrit. Festim Bexhdili ka qenë personi që ka marrë furgonin nga resorti “Golden”  bashkë me trupin e pajetë të Jan Prengës dhe e ka transportuar jashtë ambienteve për të zhdukur më pas kufomën.

Sipas prokurorisë pretendohet se administratori i resortit “Golden” Olsi Turja, është parë duke pastruar gjakun nga fugoni. dhe duke sistemuar edhe disa vegla pune të cilat dyshohet se janë përdorur për varrosjen e trupit të Jan Prengës.

Katër prej të arrestuarve akuzohen nga prokuroria për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ndërsa Festim Bezhdili akuzohet edhe për “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Sipas policisë dhe prokurorisë, këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti.

Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 278 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është ndodhet i arrestuar në Angli./abcnews.al