Me fillimin e muajit Shkurt në Gjirokastër nisin dhe ndëshkimet për ata që janë debitor ndaj Ujësjellësit. Sipas drejtorit Bashkim Tola ndaj kësaj ndërrmarjeje janë një milliard lekë borxh.
Një miliardë lekë është borxhi ndaj Ujësjellës Kanalizimeve në Gjirokastër. Që prej vitit 2008 deri më 2017 problemet për këtë institucion kanë qenë të mëdha pasi 64 përqind e abonentëve familjarë, institucionet shtetërore dhe bizneset nuk kanë shlyer faturat.
Drejtori i Ujësjellës -Kanalizimeve në Gjirokastër Bashkim Tola pohon se reforma e ujit ka ndikuar pozitivisht, pasi vetëm përgjatë kësaj periudhe kanë lidhur kontrtat mbi 138 abonentët, e po ashtu është ndërgjegjësuar qytetari i cili prej vitesh nuk paguante detyrimet për sasinë e ujit që harxhonte, duke bërë edhe shlyerjen e detyrimeve me këste.
Që në ditet e para të muajit shkurt grupet e Task-Forcës do të jenë në terren për t’i dhënë fund vjedhjes së pasurisë publike. Tola kërkon që debitorët dhe abonentët pa kontratë të paraqiten në zyrat e Ujësjellësit.
Në Gjirokastër kanë përfituar nga investimi i bankës gjermane 24 orë ujë të pijshëm 5 lagje të qytetit. Por problematike sidomos gjatë stinës së verës janë lagjet e tjera dhe njësitë administrative të cilat furnizohen me orare./abcnews.al