Ky është Lirim Gula, shqiptari i parë që ka kaluar Oqeanin Atlantik me varkë të vogël për një mision humanitar.
I riu me me origjinë nga Kaçaniku në Kosovë, por që jeton në Angli, së bashku me shokët e tij e bëri këtë udhëtim të pazakontë për 36 ditë, 10 orë e 32 minuta.
Konkretisht ky veprim u realizua me qëllim që të mbledhin para për fëmijët me kancer. Qëllimi i Gulës, po ashtu ishte për shkak se një shok i ngushtë i tij kishte vndërruar jetë disa vite më parë nga një sëmundje e rëndë.
Gula, tha se gjatë kësaj aventure, ndonëse shumë e bukur, gjëja e vetme që mendonte ishte të shihte tokën, dhe ishte, hera e parë që ai ishte emocionuar dhe kishte qarë kur kishte parë prindërit.
“Të tjerëve ju them ta bëjnë, mirëpo për vete, jo më, mjaft ishte një herë”, tha ai./abcnews.al