Sulmuesi belg, Yannick Ferrera Carrasco, më në fund është larguar nga kampionati kinez i futbollit, aty ku u transferua 2 vite më parë dhe ku firmosi me ekipin e Daliang Yifang. Anësori ishte një ndër lojtarët më të kërkuar asaj kohe në Europë, por zgjodhi milionat e Kinës.
Megjithatë, prej thuajse një viti kërkonte rikthimin në Europë, por asnjë skuadër nuk ishte gati t’i paguante rrogën marramendëse. Si pasojë, Carrasco ka pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës dhe është rikthyer tek Atletico Madrid.
26 vjeçari është ende në kulmin e tij të karrierës dhe tek Atletico Madrid, pritet të jetë zëvendësuesi i Thomas Lemar, i cili me shumë gjasa do të largohet nga “Los Colchoneros”./abcnews.al